Site icon Telegrafi

Kur duhet bebet të fillojnë të flejnë në dhomën e tyre

Shumica e nënave flejnë në të njëjtën dhomë me beben, pasi që e kanë më të lehtë të zgjohen në mes të natës për t’ia ndërruar pelenën dhe për ta ushqyer.

Por me kohën, bebja rritet dhe fillon të bëhet më e zhurmshme gjatë natës, nuk han më aq shpesh dhe prindërit fillojnë të mendojnë se a është koha e duhur për ta zhvendosur beben në dhomë tjetër, transmeton Telegrafi.

Ka disa mendime që thonë se bebja duhet të flejë me prindërit deri t’i mbush një vjet, por hulumtimet e reja e zvogëlojnë këtë limit kohor në gjashtë muaj.

Sipas ekspertëve, bebja flenë më gjatë kur është e vetmuar në dhomë.

Në fakt, studimet e ndryshme tregojnë se bebet të cilat flenë në dhomë ndaras me prindërit qysh në muajin e katërt, flenë deri në 40 minuta më gjatë sesa bebet që flenë në të njëjtën dhomë me prindërit.

Gjumi i përbashkët i prindërve me bebet ndikon në kualitetin dhe gjatësinë e gjumit, prandaj ekspertët rekomandojnë që bebja të flejë vetë pas gjashtë muajve. /Telegrafi/

Exit mobile version