Telegrafi

Kur diçka nuk shkon me fanellat e futbollit

Në kohët moderne, fanellat janë më të bukura, nuk janë të rënda me numra të vogël e gjithçka tjetër që i takonte të shkuarës.

Por edhe evolucioni nuk i ka ndaluar gabimet që ndodhin.

Këto gabime iu kanë ndodhur edhe klubeve më të mëdha në botë, ndërsa më poshtë do të shohim disa nga gabimet më interesante ndër vite.

Stema e Wolves mbrapsht

Nelson Semedo luajti në pjesën e parë me një fanellë që stemën e kishte mbrapsht kundër Aston Villas me 4 janar. Ai e ndërroi mes pjesëve.

‘Jorghino’

Në Superkupën e Evropës, në ndeshjen mes Chelseat dhe Liverpoolit, stafi ia kishte shkruar gabim emrin Jorginhos. Edhe vet lojtari nuk e kishte vërejtur. Po ju?

E shqyer

Në pjesën e parë, Zvicrës iu shqyen tri fanella në ndeshjen kundër Francës në Euro 2016.

Ishte gabim që kishte ndodhur në fabrikë, që më vonë u pranua nga prodhuesi.

Bie stema e klubit

Iliman Ndiaye kishte  mbetur pas stemën e klubit, pasi ajo i ra nga fanella e Sheffiled United.

Emër vështirë që lexohet

Nuk është sikurse i Wojciech Szczsnyt, por edhe i Zlatan Ibrahimovic ishte i vështirë për tu lexuar në ndeshjen e LA Galaaxy ndaj Toronto.

Suedezi bëri shaka me emrin e shkruar në fanellë ‘Irbahimovic’.

Numri i rregulluar me ngjitës

Brisbane Roar ishte e detyruar të bënte një lëvizje drastike që numri 77 në fanellën e Eric Bauthack të qëndronte ngjitur në shpinë. Ata përdorën ngjitës.

Portieri me fanellë të Liverpoolit

Portieri Mahdi Solmani që ruante portën e Ghazl El Mahalla, ishte i detyruar të vishte një fanellë të Liverpoolit që të futej në portë, pasi të tijat stafi i kishte harruar.

Sipas mediave lokale, kjo fanellë u ble në një dyqan në qytet, ndërsa u vendos pastaj edhe llogo e sponsorit. /Telegrafi/