Që me shpërthimin e pandemisë së coronavirusit, shumë çifte të famshëm kanë qenë duke menduar për të marrë një vendim: Ta zhvillojmë pa të ftuar, apo e anulojmë derisa të mbarojë kriza?
Shumicën e kohës të famshmit nuk janë si ne, por kjo është një situatë ku edhe Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez apo të fejuarit mbretëror si Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi nuk mund ta shmangin.
Kjo është lista e personave të famshëm që do të shtyjnë dasmat luksoze për më vonë:
Orlando Bloom dhe Katy Perry
Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë, raportohet se vendosën ta shtyjnë dasmën e ardhshme verore.
Burimet i thanë “People” se ceremonia ishte ” caktuar për në Japoni me 150 të ftuar” dhe se çifti ishte “aq gati, sa më në fund po përfundonin të gjitha detajet e dasmës, por tani kanë ndaluar gjithçka për shkak të coronavirusit”.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
Jennifer Lopez zbuloi se kriza e vazhdueshme e coronavirusit ka shkaktuar një pauzë në dasmën e saj me Alex Rodriguez, gjatë një interviste me Ellen DeGeneres më 7 prill.
“Kjo ndikoi paksa”, pranoi këngëtarja. “Pra, ne do të shohim çfarë do të ndodhë… Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani sa i përket datave ose ndonjë gjë tjetër si kjo.”
Lala Kent dhe Randall Emmett
Ylli i Vanderpump Rules, Lala Kent dhe i fejuari i saj, producenti i filmit, Randall Emmett, konfirmuan se e shtynë dasmën që ishte caktuar më 18 mars. “Ne kemi vendosur të shtyjmë datën e dasmës në korrik, duke marrë parasysh rrethanat fatkeqe të asaj që po ndodh , ”- tha çifti.
“Ne jemi të trishtuar nga kjo, por për sigurinë përfundimtare të familjeve dhe të ftuarve tanë, ne kemi marrë vendimin të presim dhe të shohim se si përparon gjithçka. Siguria do të jetë gjithmonë përparësia jonë numër një.”
Dennis Quaid dhe Laura Savoie
Dennis Quaid dhe Laura Savoie kishin planifikuar një dasmë në Hawaii për muajin prill, por janë duke pritur për shkak të situatës.
Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi
Burimet e Daily Mail raportojnë se Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi e kanë shtyrë dasmën deri vitin e ardhshëm. Çifti, i cili ishte martuar më 29 maj, në Londër, raportohet se po kërkon të planifikojë një dasmë më të madhe mbretërore në vitin 2021.
“Deri vitin e ardhshëm, do të ishte e mrekullueshme nëse ajo do të ngjitej në altar me kokën lart, ndërsa ecën para qindra njerëzve ”, tha burimi, shkruan Class.
Taraji P. Henson dhe Kelvin Hayden
Që nga 31 marsi, Taraji P. Henson e kishte zhvendosur dasmën deri në korrik. “Gjyshërit tanë, gjyshja ime do të mbushë 96 vjeç, ndërsa ai 86 vjeç, si t’i çojmë ata në dasmë? Tani, ne jemi të shqetësuar dhe duke u përpjekur të kuptojmë mënyrën më të sigurt dhe më të mirë,”- i tha aktori Empire në atë kohë Extra TV.
Nuk ka ende asnjë fjalë nëse ajo datë është shtyrë edhe më tej.
Emma Stone dhe Dave McCary
Emma Stone dhe Dave Mcary shtynë dasmën e tyre në mars, njoftoi Page Six, muajin e kaluar.
Aktorja dhe regjisori filluan së pari të takohen në vitin 2017 dhe bënë publike fejesën në Instagram në dhjetor të 2019-ës. Ata nuk kanë njoftuar një datë të re martese. /Telegrafi/