Telegrafi

Kur Bella dhe Gigi Hadid pozonin si modele që në fëmijëri (Foto)

Gettty Images

Modelet Bella dhe Gigi Hadid aktualisht janë ndër dy modelet më të njohura në botë.

Ato kanë arritur të pushtojnë pasarelat më të mëdha të botës, ndërsa shfaqen gjithnjë me stil në çdo paraqitje.

Bella dhe Gigi Hadid (Getty Images)

E këtë dëshirë për tu bërë modele, dy motrat në fjalë e kanë pasur që në fëmijëri.

Ka qenë së fundmi nëna e të dyjave, Yolanda Hadid, e cila ka ndarë në rrjetin social Instagram një fotografi të dy vajzave të saj, të realizuar para 17 viteve.

Yolanda Hadid (Getty Images)

Ndonëse ishin fare të vogla në atë kohë, ato kishin pozuar për Victoria Secret’s, si dy engjëj të vegjël.

“Ëndrrat bëhen realitet”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/