Site icon Telegrafi

Kur Bebe Rexha dhe Rita Ora u shfaqën me të njëjtin fustan

Rita Ora dhe Bebe Rexha me të njëjtin fustan (Foto: Instagram/Voir Magazine)

Këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha dhe Rita Ora, janë të pëlqyera nga miliona fansa anë e kënd botës.

Fakti që ato kanë origjinë të njëjtë, kjo ka bërë që mes këngëtareve të ekzistojë një miqësi shumë e mirë, dhe këtë e kanë shprehur shpesh përmes rrjeteve sociale.

Ato e quajnë “motra” njëra-tjetrën dhe nuk harrojnë që t’i ndajnë sukseset e gëzimet së bashku.

Bebe Rexha dhe Rita Ora (Foto:Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Duke qenë dy figura që vazhdimisht kanë të bëjnë me artin dhe daljen para kamerës, duket se mund të jenë të rralla por jo të pamundura, rastet që ato të shfaqen me të njëjtën veshje.

Lexo po ashtu Rita Ora, Sofia Reyes dhe Anitta fitojnë çmimin në "Latin American Music Awards 2019"

E një rast i tillë, duket se i ka ndodhur të dyjave: njërës në një klip muzikor, e tjetrës teksa pozonte për një revistë.

Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, u shfaq e mrekullueshme në klipin “R.I.P” me Sofie Reyes dhe Anittan, teksa së fundmi rrëmbyen edhe çmimin “Videoja më emirë” në Latin American Music Awards 2019.

Rita Ora në klipin “R.I.P” me Anitta-n dhe Sofia Reyes-in (Foto: Instagram)

E veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër, me pupla dhe plot shkëlqim, Rita kishte rrëmbyer vëmendjen me dukjen e saj atraktive.

Rita Ora në klipin “R.I.P” me Anitta-n dhe Sofia Reyes-in (Foto: Instagram)

Të njëjtin fustan identik, kemi pasur rastin ta shohim edhe te Bebe Rexha, teksa kishte pozuar për revistën e famshme “Voir”.

Bebe Rexha në kopertinën e revistës “Voir” (Foto: Voir Magazine)

Fustani jeshil me pupla i kishte ndenjur shumë bukur edhe asaj, duke u pëlqyer shumë nga masa.

Bebe Rexha në kopertinën e revistës “Voir” (Foto: Voir Magazine)

Referuar edhe faktit që të dy vajzat shqiptare ka një dukje bionde, paraqitjet e tyre me këtë fustan u bënë edhe më tërheqëse. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Bebe Rexha me të njëjtin fustan (Foto: Instagram/Voir Magazine)
Exit mobile version