Site icon Telegrafi

Kur artileria dhe dronët ukrainas mësyjnë makinerinë luftarake ruse, ushtarët e Putinit detyrohen të fshihen në rrënoja – por as ky veprim nuk u ndihmoi

Artileria ukrainase dhe operatorët e dronëve, kanë nisur një mision për shpartallimin e grupeve të ushtrisë ruse që ia kishin mësyrë pozicioneve të tyre.

Pasi ngritën në ajër dhjetëra dronë dhe qindra predha u lëshuan nga artileria ukrainase, autoblinda, tanke u shkatërruan në një fushë të gjelbëruara, transmeton Telegrafi.

E ata ushtarë që i mbijetuan sulmit, menduan se ishte ide e mirë fshehja nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura – që në fund doli të jetë gabim i rëndë.

Lexo po ashtu Tanku i trupave të Putinit shtyp një civil në fshatin rus - ushtari që gjendej brenda tenton të arratiset nga vendi i ngjarjes

Aty u goditën sërish nga dronët ukrainas që hidhnin granata, e me disa raste përplaseshin në ushtarë si fluturake pa pilot kamikaz.

Ky aksion vjen në dy ditët e fundit kur Rusia ka përjetuar momentet më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftës, ku mijëra ushtarë u vranë brenda 24 orëve.

Të dielën u raportuan për 1,270 ushtarë të vrarë rusë, kurse të hënën 1,290 që po konsiderohen si dy ditët me rekordin më të zi të luftës mbi 2-vjeqare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version