Telegrafi

“Kur ai merrte topi filloja t’i lutesh Zotit për mëshirë” – Adil Rami shpjegon pse Ronaldo nuk mund të krahasohet me Messin

Ish-mbrojtësi i Francës, Adil Rami ka shpjeguar se çfarë e bën Leo Messin kaq të ndryshëm nga Cristiano Ronaldo dhe çdo lojtar tjetër në botë.

Sipas tij kur argjentinasi merrte topin, nuk kishte çfarë të bënte vetëm t’i lutej zotit.

“E përsëris, më pëlqen Ronaldo, më pëlqen Messi, por nuk mund ta krahasosh Ronaldon me Messin”.

Lexo po ashtu Messi tregon përfundimisht nëse do t'i bashkohet Barcelonës në janar

“Kundër Barcelonës, ne u bashkuam si një ushtri vetëm për t’u përballur me Messin… dhe humbëm të gjithë bashkë”.

“Unë pashë Iniestan, Busquetsin, Xavin… ata po ndërronin pozicionet, por nuk u lodha nga kjo. Pasi Messi mori topin… ky ishte momenti që thashë iu luta zotit për mëshirë. Kaq, nis lëvizjet, përshpejton”.

Rami u përball me Messin 12 herë me Valencian dhe Sevillan. Leo shënoi 12 gola në ato 12 ndeshje, duke përfshirë një poker dhe një het-trik. /Telegrafi/