Videoja ku shihet aeroplani i aviokompanisë Air India që ka ngecur nën një mbikalim në një autostradë në New Delhi, me shpejtësi të madhe është shpërndarë nëpër rrjete sociale.
Një gazetar i agjencisë indiane të lajmeve ANI News, ka shpërndarë pamjet në Twitter, ku shihet fluturakja gjigante që ka ngecur në mes të rrugës nën një mbikalim, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kjo nuk ka ndodhur si pasojë e “fluturimit nën mbikalim” siç kanë menduar shumica. Në ato momente aeroplani nuk ka qenë në përdorim, ka shtuar gazetari indian Ashoke Rai.
Fluturakja kishte ngecur derisa po e transportonin nëpër një autostradë në Delhi-Gurugram, jo larg aeroportit ndërkombëtar Indira Gandi. /Telegrafi/
#WATCH An @airindiain plane ✈️ (not in service) got stuck under foot over bridge. Can anyone confirm the date and location?
The competition starts now👇 pic.twitter.com/pukB0VmsW3— Ashoke Raj (@Ashoke_Raj) October 3, 2021
An out-of-service Air India aircraft got stuck under the footbridge when it was being transported.
Read today's top stories here: https://t.co/iOm40vn1kt pic.twitter.com/CpOJpSAgTe
— Sky News (@SkyNews) October 5, 2021