Bekim Kupina, këshilltari politik i u.d të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka larguar nga lista kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mbante numrin 1.
Kupina ka shkruar se kandidat i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ku pjesë e saj është edhe iniciativa e Vjosa Osmanit, mbetet Albin Kurtit, kurse Osmani ka numrin 2, transmeton Telegrafi.
“Zonja Vjosa Osmani në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje e mbanë numrin 2. Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti. Çfarëdo lajmi tjetër për të bërë sensacion medial është i pavërtetë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar broshurën me listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, e ku janë fshirë numrat e kandidatëve, të cilëve u është mohuar kandidimi.
Në listat e publikuara nga KQZ, vërehet mungesa e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, derisa lista e Vetëvendosjes fillon nga numri 2 me Vjosa Osmanin. Nga lista e LVV-së është larguar edhe Bajram Mavriqi me numër 31. /Telegrafi/