Milani do ta pres Juventusin në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë në San Siro.
Të dy skuadrat vijnë nga dy humbje të dhimbshme nga kampionati dhe kërkojnë këndelljen.
Për Milanin, Kupa e Italisë përfaqëson një mundësi për Evropë, por edhe për trofe që mungon në klub tash e katër vite.
Milani e ka mundësinë që ta shpëtojë një sezon, që është zhgënjyes deri më tani.
Në anën tjetër Juventusi që është në garë për trofe në tri kompeticione, do të kërkojë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 4 mars, kur do të dihen edhe finalistët e Kupës së Italisë.
Ndeshja Milan-Juve zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Formacionet e mundshme
Milan (4-2-3-1): G.Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.
Juventus (4-3-3): Buffon; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Ramsey, Dybala, Ronaldo.
/Telegrafi/