Site icon Telegrafi

Kupa e Italisë: Formacionet zyrtare, Juventus – Milan

Juventusi pret Milanin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, asi ndeshja e parë ishte mbyll 1-1.

Futbolli në Itali kthehet me njërin prej derbive më të mëdhenj në futbollin italian dhe më gjerë, ku Juventusi do të jetë nikoqirë i Milanit.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në “San Siro”, ishte mbyllur baras 1-1.

Kuqezinjtë nuk e kanë mposhtur Juventusin në Torino që nga marsi 2011, kur fitonin 1-0, ndërsa kanë 10 humbje radhazi në Serie A.

Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey dhe Merih Demiral, shkaku i dëmtimeve nuk do të jenë në fushë.

Maurizio Sarri në këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Gigi Buffon në portë dhe Bonucci e De Ligt në qendër të mbrojtjes.

Në sulm do të jenë Douglas Costa, Paolo Dybala e Cristiano Ronaldo.

 

Në anën tjetër Stefano Pioli ka zgjedhur për këtë ndeshje emra si Calhanoglu, Bonaventura e Rebic.

Ndeshja fillon në ora 21:00.


Juventus: Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo.

Milan: G Donnarumma: Conti, Kjaer, Romagnoli, Kalabria; Kessie, Bennacer; Paqueta, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic.


/Telegrafi/

Exit mobile version