Telegrafi

Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase publikon pamje nga kundërofensiva në Balakliya

Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase ka publikuar pamjet të trupave dhe vullnetarëve ukrainas nga regjimenti i Krakenit, duke zmbrapsur trupat ruse në kundërofensivën që po zhvillohet në afërsi të Balakliyas.

Trupat ukrainase shihen duke kontrolluar shtëpitë dhe duke i hedhur në erë mjetet e ndryshme të blinduara me raketa dhe eksploziv, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu shihen duke lëvizur me mjete motorike në tërë atë territor, që deri javën e kaluar ishte nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Në anën tjetër, kundërofensiva ukrainase është duke vazhduar në rajonin e Kharkivit, ku çdo ditë ushtarët e Kievit po çlirojnë ndonjë qytet apo fshat.

E në disa rajone të Izyumit janë zbuluar varreza masive, forcat ruse kishin vrarë qindra civilë derisa po tërhiqeshin pas kundërofensivës ukrainase. /Telegrafi/