Barcelona është kualifikuar në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nga pozita e parë në Grupin F dhe tashmë dihen skuadrat potenciale që mund t’i bien në short për fazën e eliminimit direkt.
Në fazën tjetër, Blaugranët do të luajnë ndaj njërës prej skuadrave që ka përfunduar në vend të dytë në grupin e vet.
Njëherësh, katalunasit nuk mund të luajnë kundër ekipeve spanjolle në këtë fazë, si edhe ndaj Borussia Dortmundit që ishte pjesë e grupit të tyre.
Më poshtë janë kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës:
Tottenham Hotspur
Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb ose Atalanta (varësisht cila kualifikohet të mërkurën)
Bayer Leverkusen (nëse Atletico Madridi dështon të kualifikohet)
Napoli
Lyoni
Chelsea
/Telegrafi/