Telegrafi

Kundërshtarët dhe rezultatet në 13 ndeshjet e fundit të Kosovës

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Duke filluar nga nëntori i vitit 2017, Kosova ja hyrë në një seri pa humbje dhe tash pas 13 ndeshjesh, Përfaqësuesja jonë është e pamposhtur.

Humbjen e fundit, skuadra jonë e ka regjistruar në tetor të vitit 2017 nga përfaqësuesja e Islandës (2-0).

Lexo po ashtu Kosova nuk njeh humbje në 13 ndeshje radhazi, statistikë që lë prapa kombëtare të mëdha

Seria e ndeshjeve pa humbje ka filluar më 13 nëntor 2017 kundër Letonisë, kur në krye të ekipit ishte trajneri Muharrem Sahiti. Kosova e fitoi me rezultat 4-3 dramën e golave.

Bernard Challandes debutoi me fitore si trajner i Përfaqësueses në triumfin minimal ndaj Madagaskarit në mars 2018 dhe që atëherë e deri më tani e ka udhëhequr skuadrën pa humbje.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Më poshtë jua sjellim kundërshtarët dhe rezultatet e Kosovës në 13 ndeshjet e fundit:

Kosova 4-3 Letonia
Kosova 1-0 Madagaskari
Kosova 2-0 Burkina Faso
Shqipëria 0-3 Kosova
Azerbajxhani 0:0 Kosova
Kosova 2-0 Ishujt Faroe
Kosova 3-1 Malta
Ishujt Faroe 1-1 Kosova
Malta 0-5 Kosova
Kosova 4-0 Azerbajxhani
Kosova 2-2 Danimarka
Kosova 1-1 Bullgaria
Mali i Zi 1-1 Kosova

/Telegrafi/