Një njësi e ushtrisë ruse që ishte duke patrulluar me tanke, është hedhur në erë në Kharkiv nga forcat ukrainase, që me tërë kapacitetet po luftojnë kundër Vladimir Putinit.
Pamjet e filmuara me dron nga ajri, shfaq një mjet të blinduar që hidhet në erë, kur goditet nga artileria ukrainase, transmeton Telegrafi.
E pamjet tjera nga droni shfaq brigadën e 93 të këmbësorisë ukrainase, duke sulmuar një grup ushtarësh rusë që po patrullonin në lindje të Ukrainës.
E këto sulme po ndodhin në kohën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar kundërofensivën ndaj trupave okupuese ruse në jug të Ukrainës.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainas ka njoftuar se fundmi se rusët kanë humbur dhjetëra mijëra ushtarë, 1,997 tanke, 4.345 mjete të blinduara, 1.115 njësi artilerike si dhe 287 sisteme të ndryshme raketore.
Gjithashtu kanë shkatërruar 234 aeroplanë, 205 helikopterë, 851 dronë, 15 luftanije e 3.239 mjete të ndryshme motorike. /Telegrafi/