Site icon Telegrafi

Kundërofensiva “së shpejti” – u ka thënë komandanti i Forcave Tokësore, trupave të Ukrainës në lindje

Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka vizituar trupat pranë qytetit lindor të Ukrainës, Lyman, duke u thënë atyre se “do të vijë së shpejti” koha për të ndërmarrë veprime sulmuese kundër forcave ruse.

“U takova me komandantët e njësive që kryenin detyra në pikat më të nxehta të vijës së frontit. Ne diskutuam skenarë të mundshëm në këtë fushë dhe situatën aktuale në front”, ka thënë Syrskyi, sipas një postimi në Telegram të hënën, përcjell Telegrafi.

“Kam vënë në dukje se së shpejti do të vijë koha kur ne do të ndërmarrim veprime sulmuese aktive dhe do të vendosim detyra specifike për t’u përgatitur për to”.

Lexo po ashtu Kievi u godit nga disa shpërthime gjatë natës, thotë kryebashkiaku Vitali Klitschko

Komentet e tij vijnë pasi Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhnyi, nxiti spekulimet se një kundërofensivë masive kundër forcave okupuese të Rusisë mund të jetë e pashmangshme.

“Ka ardhur koha për të marrë përsëri atë që është e jona”, citohet të ketë shkruar Zaluzhnyi të shtunën në mëngjes.

Deklaratat vijnë në ditën kur disa shpërthime kanë tronditur kryeqytetin ukrainas, në sulmin e dytë rus gjatë natës në qytet.

“Një raketë e rrëzuar pranë Kievit”, ka shkruar Klitschko në Telegram. “Mbrojtja ajrore po funksionon!”.

Në atë që ishte sulmi i 15-të ajror i Rusisë në qytet në maj, nuk pati dëme të mëdha apo viktima në Kiev, thanë zyrtarët. /Telegrafi/

Exit mobile version