Site icon Telegrafi

Kundërofensiva e ukrainasve ndaj rusëve pritet të jetë me faza

Kundërofensiva e Ukrainës “me siguri se do të zhvillohet me faza”, deklaroi analisti ushtarak, Sean Bell.

Ky i fundit pohoi se hapi i parë do të ishte marrja nën kontroll të një pjese të madhe të logjistikës së ushtrisë së Rusisë.

Ai tha se kjo mund të ndodhë në zonat pranë urave tokësore në jug të vendit, raporton skynews.

“Duket sikur përgatitjet ukrainase janë pothuajse të plota për atë ofensivë”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Ishte ndalë për ta ndezur një cigare, ushtari në tankun rus e pëson keq – droni ukrainas e godet me granatë

Duke folur për sulmin e fundit në një rezervuar nafte në Krime, Bell tha se Rusia kishte pretenduar se katër tanke u shkatërruan, por “duket se dhjetë” u shkatërruan.

“Sot është gjithçka nën kontroll, por rusët kanë pohuar se ukrainasit kanë kryer një sulm me dron që e ka shkaktuar këtë”, tha ai.

“Ata thanë se ishte montuar nga Odesa, e cila është 250 km larg – është shumë larg”, pohoi analisti

Ai vuri në dukje se Rusia kishte pretenduar se bëhet fjalë për dronin Mugin-5, i cili shkaktoi dëmtime ndërsa shtoi se dronët individualisht janë “të prekshëm”, por së bashku mund të jenë “të rrezikshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version