Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar bashkëshorten e vëllait të tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:42, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e vëllait të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/