Telegrafi

Kumbulla u ndoq nga afër, Unitedi e do mbrojtësin shqiptar si partner të Maguires

Mbrojtësi shqiptar i Hellas Verona, Marash Kumbulla është ndjekur rregullisht nga afër nga skautët e Manchester Unitedit.

Kumbulla ka befasuar të gjithë më nivelin e treguar këtë sezon, ndërsa ai bëri një paraqitje të shkëlqyer të barazimit 1-1 të Veronës me Milanin fundjavën e kaluar.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Kumbulla të pëlqehet shumë nga klubet italiane, por edhe gjetiu.

Lexo po ashtu Kumbulla dëshiron vetëm Interin, refuzon kalimin te Napoli

Sipas mediumit FCInterNews, një skautë i Unitedit ishte i pranishëm në stadium dhe Djajtë e Kuq do të luftojnë deri në fund në garën për mbrojtësin këtë verë.

Kumbulla duke festuar një gol me fanellën e Veronës (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Napoli thuhet se ka arritur marrëveshje me Veronën për shërbimet e shqiptarit, ndërsa lojtari thuhet se pëlqen kalimin te Interi.

Verona ka shpresë të fillojë një ankand për të fituar rreth 25-30 milionë euro nga shitja e Kumbullës. /Telegrafi/