Mbrojtësi shqiptar i Hellas Verona, Marash Kumbulla është ndjekur rregullisht nga afër nga skautët e Manchester Unitedit.
Kumbulla ka befasuar të gjithë më nivelin e treguar këtë sezon, ndërsa ai bëri një paraqitje të shkëlqyer të barazimit 1-1 të Veronës me Milanin fundjavën e kaluar.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Kumbulla të pëlqehet shumë nga klubet italiane, por edhe gjetiu.
Sipas mediumit FCInterNews, një skautë i Unitedit ishte i pranishëm në stadium dhe Djajtë e Kuq do të luftojnë deri në fund në garën për mbrojtësin këtë verë.
Napoli thuhet se ka arritur marrëveshje me Veronën për shërbimet e shqiptarit, ndërsa lojtari thuhet se pëlqen kalimin te Interi.
Verona ka shpresë të fillojë një ankand për të fituar rreth 25-30 milionë euro nga shitja e Kumbullës. /Telegrafi/