Telegrafi

Kulusevski: Në një ditë të mirë, askush nuk mund ta ndalë Ronaldon

(Foto: Instagram/cristiano)

Dejan Kulusevski dhe Cristiano Ronaldo janë bashkëlojtarë te Juventusi, por ata do të përballen me përfaqësueset e tyre të mërkurën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Superylli portugez shënoi dy gola kundër Suedisë në ndeshjen e parë mes skuadrave, ndërsa anësori suedez pohon se askush nuk mund ta ndalte 35-vjeçarin atë ditë.

“Në ndeshjen e parë ishte e pamundur që ta ndalnim, askush nuk mund ta bëjë atë. Nëse ka një ditë të mirë, ai vendos gjithçka vet”.

Lexo po ashtu Ronaldo shënon super gol nga goditja e dënimit, ishte i 100-ti në karrierë për Portugalinë

“Të mërkurën kemi një rast tjetër. Do të jetë kënaqësi që të luaj kundër tij, sepse akoma jemi duke u njohur me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Kulusevski për Aftonbladet.

Portugalia dhe Suedia luajnë në kuadër te Grupit 3 të Ligës A, ku përfaqësuesja e CR7 ndodhet në krye me shtatë pikë pas tri ndeshjeve, kurse suedezët i kanë tri humbje. /Telegrafi/