Dejan Kulusevski dhe Cristiano Ronaldo janë bashkëlojtarë te Juventusi, por ata do të përballen me përfaqësueset e tyre të mërkurën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Superylli portugez shënoi dy gola kundër Suedisë në ndeshjen e parë mes skuadrave, ndërsa anësori suedez pohon se askush nuk mund ta ndalte 35-vjeçarin atë ditë.
“Në ndeshjen e parë ishte e pamundur që ta ndalnim, askush nuk mund ta bëjë atë. Nëse ka një ditë të mirë, ai vendos gjithçka vet”.
“Të mërkurën kemi një rast tjetër. Do të jetë kënaqësi që të luaj kundër tij, sepse akoma jemi duke u njohur me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Kulusevski për Aftonbladet.
Portugalia dhe Suedia luajnë në kuadër te Grupit 3 të Ligës A, ku përfaqësuesja e CR7 ndodhet në krye me shtatë pikë pas tri ndeshjeve, kurse suedezët i kanë tri humbje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dtR4pqtQ4oo&app=desktop