Telegrafi

‘Kulmi i betejës’ për Bahmutin, snajperistët ukrainas organizuan një pritë për pjesëtarët e Wagnerit rus – publikohen pamjet

Rusët aktualisht janë vetëm dhjetëra kilometra nga qendra e Bakhmutit, qytetit që rusët po tentojnë ta marrin nën kontroll nga vera.

Sipas kreut të grupit mercenar rus Wanger, Yevgeny Prigozhin, në këtë qytet po zhvillohen luftimet më të ashpra, transmeton Telegrafi.

Rusët pretendojnë se po arrijnë të avancojnë, ndërsa Kievi vazhdimisht publikon pamje nga Bakhmuti, ku shihen ndërprerjet e aksioneve të rusëve.

Autoritetet ukrainase, shërbimi kufitar i Ukrainës, i cili po ashtu merr pjesë në luftën në Bakhmut me njësinë e saj, njoftoi se snajperistët e tyre u kishin zënë pritë pjesëtarëve të Wagnerit rus.

Ata kanë publikuar një video për të cilën thonë se e ka origjinën nga një objekt industrial në Bakhmut. Ata nuk kanë specifikuar se kur është bërë videoja.

“Disa ditë më parë, njësia kufitare e detashmentit të Luhanskut, zhvilloi një betejë me forcat armike në zonën e një kompanie industriale”, përshkruajnë ata.

“Një ditë më parë, mbrojtësit ukrainas iu rezistuan disa sulmeve sulmuese nga pushtuesit”, shtuan ata.

“Për të vazhduar ofensivën, mercenarët rusë gërmuan në një nga punishtet dhe mblodhën forcat”, tha roja kufitare, duke shtuar se në atë moment forcat e tyre nisën një kundërsulm.

“Njësiti ukrainas arriti të neutralizojë ushtarin rus me mitraloz që mbulonte hyrjen e tyre në ndërtesë. Më pas grupi i zbulimit arriti të hynte dhe eliminojë pjesëtarët e Wagnerit”, thonë ata në njoftimin për shtyp.

“Për të shkatërruar rezervën e armikut, rojet kufitare ngritën pritë. Me fillimin e errësirës, ​​skuadrat e sulmit që po i afroheshin vijës së frontit i priste një befasi. Snajperistët neutralizuan gjashtë sulmues”, thuhet në deklaratë.

Në videon e publikuar një ushtar ukrainas shpjegon betejën që po zhvillohej atje.

“Sa i përket situatës në Bakhmut, rusët janë futur në zonën industriale. Po tentojmë t’i dëbojmë nga atje. Mbrëmë kanë forcuar pozicionet e tyre. Ekipi im i vëzhgimit është futur në mëngjes në pozicionet e tyre dhe po tenton t’i sulmojë”, shtoi ai. /Telegrafi/