Site icon Telegrafi

Kuleta e shtetit në rrezik për deficit (Video)

Ministrisë së Financave mund të mos i dalin llogaritë e bëra me buxhetin e rishikuar për këtë vit.

Nga Posta dhe Telekomi i Kosovës ishte projektuar një dividendë prej 30 milionë eurosh, derisa nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare 15 milionë të tjera, raporton KTV.

Këto institucione ende nuk i kanë siguruar mjetet e parapara, por sipas drejtorit të ARKEP-it, kjo nuk duhet ndikuar në vendimmarrje.

Sipas Naser Osmanit, kryetar i komisionit për buxhet dhe financa, PTK-ja mund të përmbushë deri në fund pritjet për dividendë, në të kundërtën, do të ketë deficit buxhetor.

Ministria e Financave nuk u është përgjigjur pyetjeve për këtë temë, duke sugjeruar që pyetjet t’i drejtohen Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e kjo e fundit njëjtë ka bërë, duke drejtuar gishtin kah ajo e Financave.

Por, një institucion tjetër, shtyllë e buxhetit të Kosovës, Doganat e Kosovës, tashmë kanë tejkaluar parashikimet e buxhetit.

Gjithashtu, edhe ATK-ja, sipas të dhënave për periudhën janar – gusht 2015, ka pasur rritje prej 9 % krahasuar me periudhën e njëjtë, derisa nga buxheti i rishikuar, pritet që ky institucion të realizojë të 340 milionë të hyra.

Buxheti i Kosovës për këtë vit është 1.567 miliardë euro.

Exit mobile version