Telegrafi

Kuka risjell një prej çasteve kulmore në ‘Minsk 2019’: Dueli më i mirë dhe më i fortë

(Foto: Instagram/driton_toni_kuka)

Trajneri i sukseseve të mëdha, Driton Kuka, ka rikujtuar një prej çasteve kulmore të xhudos në Lojërat e dyta Evropiane, ‘Minsk 2019’.

Krenaria jonë, Majlinda Kelmendi, triumfoi në finale ndaj ruses Natalia Kuziutina, për ta fituar medaljen e artë.

“Foto që flet shumë! Dëshirë, fokus, luftë e pakompromis deri në atomin e fundit nga të dy garueset Kelmendi vs Kuziutina – Finalja”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Majlinda Kelmendi

“Dueli më i mirë dhe më i fortë në Lojërat Evropiane në Minsk!”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/driton_toni_kuka)

Kujtojmë që krahas medaljes së artë të Majlindës, edhe dy xhudistet tjera, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, u kthyen me medalje nga Bjellorusia. Nora e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Loriana arriti ta merrte medaljen e bronztë. /Telegrafi/