Trajneri i sukseseve të mëdha, Driton Kuka, ka rikujtuar një prej çasteve kulmore të xhudos në Lojërat e dyta Evropiane, ‘Minsk 2019’.
Krenaria jonë, Majlinda Kelmendi, triumfoi në finale ndaj ruses Natalia Kuziutina, për ta fituar medaljen e artë.
“Foto që flet shumë! Dëshirë, fokus, luftë e pakompromis deri në atomin e fundit nga të dy garueset Kelmendi vs Kuziutina – Finalja”.
“Dueli më i mirë dhe më i fortë në Lojërat Evropiane në Minsk!”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.
Kujtojmë që krahas medaljes së artë të Majlindës, edhe dy xhudistet tjera, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, u kthyen me medalje nga Bjellorusia. Nora e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Loriana arriti ta merrte medaljen e bronztë. /Telegrafi/