Site icon Telegrafi

Kuka i lumtur me medaljet, shpreson në lirimin e Haradinajt

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është shprehur shumë i lumtur me medaljet e fituara nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.

Kelmendi triumfoi në finale duke marrë medaljen e artë nga Kampionati evropian, ndërsa Gjakova atë të bronztë.

Kuka është shprehur i lumtur me medaljet e fituara, ndërsa ka uruar për lirimin Ramush Haradinajt.

“Majlinda e Nora përsëri me medalje nga Kampionati Evropian. Distria e pafat ishte sot, por megjithatë, një e artë një e bronztë dhe një vend i 7 i Distrias”.

“Nesër Akili e Loriana. Për momentin qet foto. Do Zoti i madh që sot një javë të jetë ditë e gëzueshme si sot e të na kthehet Heroi ynë në Kosovë”, është shprehur Kuka. /Telegrafi/

Exit mobile version