Site icon Telegrafi

Kuka ka një këshillë për Majlindën para gjysmëfinales

Kundërshtarja e ardhshme e Majlindës është japonezja Nakamura, një xhudiste me të cilën Majlinda nuk është takuar deri tani. Sipas Kukës, Nakamura nuk ka cilësitë e Majlindës mirëpo ka pika ku ajo është shumë e mirë.

Deri tash Majlinda Kelmendi nuk lejoi që të bëhet ndonjë befasi duke dhënë një performansë të “shkëlqyeshme”, ka vlerësuar Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës që është në Rio së bashku me ekipin.

Lexo po ashtu Kundërshtarja e Majlindës në gjysmëfinale dhe ora e përballjes (Foto)

Majlinda sot ka bërë dy lufta dhe të dyjat i ka fituar. Të parën me zviceranen Tschopp e ka përfunduar brenda 25 sekondash ndërsa të dytën me xhudisten mga Mauriciusi, nga e cila Majlinda ka humbur para katër vitesh ne Lojërat Olimpike në Londër, Majlinda e fitoi mjeshtërisht duke e lënë kundërshtaren të penalizohet për mosaktivitet.

Kundërshtarja e ardhshme e Majlindës është japonezja Nakamura, një xhudiste me të cilën Majlinda nuk është takuar deri tani. Sipas Kukës, Nakamura nuk ka cilësitë e Majlindës mirëpo ka pika ku ajo është shumë e mirë.

“Majlinda është xhudiste më e mirë se Nakamura, por Majlinda duhet të ketë kujdes gjatë luftës në parter (luftërat kur kundërshtaret nuk janë në këmbë), pasi aty japonezja është shumë e mirë”, tha Agron Kuka pas fitores së dytë të Majlinda Kelmendit.

Lexo po ashtu Vetëm 25 sekonda i duhen Majlinda Kelmendit për fitoren e parë (Video)

Përderisa në grupet tjera kanë ndodhur dy befasi, Andres Citu, rumunia e ranguar e dyta në këtë kategori ka humbur nga italiania Odette Giufruda, ndërsa, favoritja lokale Erika Miranda, humbi nga kinezja Ma Yingnan, transmeton kallxo.com.

Nëse Majlinda fiton në gjysmëfinale, do të takohet me njërën nga këto garuese. Nëse kihet parasysh se 20 mijë shikues do ta përkrahnin Mirandën, për Majlinden këto rezultate janë të favorshme.

Exit mobile version