Telegrafi

Kuka: E njoftuam Uzbekistanin me vlerat tona

Në Grand Prixin e Uzbekistanit në xhudo, shteti i Kosovës ka arritur të marrë tri medalje.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë duke fituar 700 pikë olimpike.

Me medalje të artë u kthye edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë e cila gjithashtu fitoi 700 pikë.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi i kthehet medaljeve të arta, triumfon në Grand Prixin 'Tashkent 2018'

Ndërkohë Nora Gjakova ishte e pafat pasi u mposht në finale dhe morri medaljen e argjendtë ku fitoi 490 pikë olimpike.

Nora dukej mjaftë e mërzitur pasi nuk arriti medaljen e artë por që fati ia ktheu shpinën kësaj radhe.

Lexo po ashtu Nora Gjakova e pafat, fiton vetëm të argjendtën pas humbjes në finale të 'Tashkent 2018'  

Trajneri legjendar, Driton Kuka ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pas suksesit në Uzbekistan.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Prixin 'Tashkent 2018'

“Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot”, ka shkruar Kuka. /Telegrafi/