Në Grand Prixin e Uzbekistanit në xhudo, shteti i Kosovës ka arritur të marrë tri medalje.
Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë duke fituar 700 pikë olimpike.
Me medalje të artë u kthye edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë e cila gjithashtu fitoi 700 pikë.
Ndërkohë Nora Gjakova ishte e pafat pasi u mposht në finale dhe morri medaljen e argjendtë ku fitoi 490 pikë olimpike.
Nora dukej mjaftë e mërzitur pasi nuk arriti medaljen e artë por që fati ia ktheu shpinën kësaj radhe.
Trajneri legjendar, Driton Kuka ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pas suksesit në Uzbekistan.
“Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot”, ka shkruar Kuka. /Telegrafi/