Valton Krasniqi do të vijë me projektin e tij të radhës.
“Kujtimi i dashurisë” titullohet kënga më e re e këngëtarit, e cila i përket zhanrit baladë.
Valtoni për Telegrafin tha se kënga është e punuar në studion e tij në Zvicër “Valtonmusic” dhe po ashtu për videoklipin ka zgjedhur një produksion zvicrran.
Xhirimet tashmë kanë nisur dhe sipas këngëtarit projekti do të jetë gati para festave të fundvitit. /Telegrafi/