Rihanna ka kaluar shumë kohë këtë vit me Leonardio di Caprion, gjë që ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme.
Ndoshta 27-vjeçarja ka zgjedhur t’i dërgojë një mesazh protagonistit të filmit “Titanic” përmes bluzës së saj.
Të dielën në mbrëmje, teksa u fotografua kur po dilte nga një lokal në New York, në bluzën e artistes nga Barbados shkruante: “Dashurohu me mua”, transmeton Top Channel.
Këngëtarja ishte kombinuar bukur me një kapele të kuqe dhe flokët e saj të shtrira të gjatë, ndërsa në duar kishte disa aksesorë.
Ndërkohë, ndodhet në Kanada, për shkak të angazhimeve me filmin “The Revenant”. /Telegrafi/