Mbrëmjen e së shtunës (13 janar) ka nisur edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania 3.
18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërkohë të martën do të futen edhe gjashtë të rinj.
Debatet dhe konfliktet mes njëri-tjetrit kanë ndodhur që mbrëmjen e parë dhe grisjet mes tyre po vazhdojnë akoma.
Pak orë më parë, Roza Lati ka zhvilluar një debat në oborr me gazetaren Ledjona Xheladinaj.
Teksa po flisnin, prezantuesja e preku në një moment me dorë, gjë që nuk i pëlqeu Ledit.
Një pjesë nga biseda e tyre:
Roza Lati: Qetësohu dhe kapu diku ku duhet dhe rri si femër mos rri si laç. Dhe Lilipute ktheje mbrapsht.
Ledjona: Ec tani Roza se boll kaq mjafton.
Roza Lati: Në mes të debatit të ecësh me atë dorën ashtu do të thotë që po e lë topin se nuk e mban dot në triblim.
Ledjona: Kujdes me dorën mos prek nuk ta lejoj nuk ke kaq konfidenca.
Roza Lati: Me mua mbaje në triblin dhe fol me baza. /Telegrafi/