Telegrafi

Kujdes ku e parkoni Bentley-n luksoz, se mund të mbulohet me beton

Nëse duhet ta parkoni veturën Bentley, patjetër shmanguni prej vend-punishteve.

Artur Sacnjev, drejtor ekzekutiv i një produksioni muzikor, nuk e ka ditur se çka do ta gjente kur e ka parkuar veturën e tij luksoze Bentley.

Sacnjev e ka gjetur automobilin të mbuluar me beton.

“Kjo ka ndodhur më 2 shtator rreth orën 19:00. Sigurimi më thirri dhe më tha se betoni është hedhur në makinën time. Më luten që të vija”, tha Sacnjev duke shtuar se fillimisht ka qeshur kur e ka parë, dhe se më pas është shqetësuar, transmeton Telegrafi.

Punëtorët kishin ngritur një kazan gjigant me beton, i cili aksidentalisht ka goditur një mur e pastaj është hapur. Betoni ra nga një lartësi prej rreth 15 metrash. /Telegrafi/