Telegrafi

Kujdes Cristiano, Messi po vjen ta barazojë një rekord me rëndësi

Mbreti i Bernabeut...

Lionel Messi dhe Barcelona mund të jenë jashtë Ligës së Kampionëve, por sulmuesi argjentinas kryeson në listën e golashënuesve në La liga dhe pritet që t’i afrohet Cristiano Ronaldos dhe t’ia barazojë rekordin për këpucat e arta të Evropës.

Ronaldo ka arritur të fitojë Këpucën e Artë të Evropës më shumë se secili lojtar, plot katër herë.

Sidoqoftë, Messi e ka fituar këtë çmim tri herë dhe sulmuesi i Barcelonës duket se është afër ta fitojë këtë për të katërtën herë dhe ta barazojë rekordin e Ronaldos.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Leo Messit

Messi ka shënuar 33 gola në La Liga deri tani, tetë më shumë se sa Suarez dhe 13 më shumë se Ronaldo (20).

Me Ronaldon që po pushohet për Ligën e Kampionëve, portugezi duket se nuk do të arrijë të zvogëlojë disavantazhin ndaj argjentinasit dhe do t’ia mundojë këtij të fundit të fitojë Këpucën e Artë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Cristiano Ronaldos

Cristiano po ashtu mund të barazohet me Messin për Topa të Artënë fund të sezonit pasi synon ta fitojë këtë çmim për të pestën herë. /Telegrafi/