Lionel Messi dhe Barcelona mund të jenë jashtë Ligës së Kampionëve, por sulmuesi argjentinas kryeson në listën e golashënuesve në La liga dhe pritet që t’i afrohet Cristiano Ronaldos dhe t’ia barazojë rekordin për këpucat e arta të Evropës.
Ronaldo ka arritur të fitojë Këpucën e Artë të Evropës më shumë se secili lojtar, plot katër herë.
Sidoqoftë, Messi e ka fituar këtë çmim tri herë dhe sulmuesi i Barcelonës duket se është afër ta fitojë këtë për të katërtën herë dhe ta barazojë rekordin e Ronaldos.
Messi ka shënuar 33 gola në La Liga deri tani, tetë më shumë se sa Suarez dhe 13 më shumë se Ronaldo (20).
Me Ronaldon që po pushohet për Ligën e Kampionëve, portugezi duket se nuk do të arrijë të zvogëlojë disavantazhin ndaj argjentinasit dhe do t’ia mundojë këtij të fundit të fitojë Këpucën e Artë.
Cristiano po ashtu mund të barazohet me Messin për Topa të Artënë fund të sezonit pasi synon ta fitojë këtë çmim për të pestën herë. /Telegrafi/