Site icon Telegrafi

Kuçi: Do të parandalojmë shkaktimin e krizës së naftës

Do të intensifikohen takimet për tejkalimin e problemit me transportin e penguar të naftës nga Greqia drejt Maqedonisë për shkak të bllokadës në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë afër Evzonit nga ana e bujqve grekë, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Bllokada është problem i brendshëm i Greqisë dhe shpresoj sesa më shpejtë do të zgjidhet. Si organ përgjegjës po bëjmë përpjekje t’ua lehtesojmë të gjithë atyre që udhëtojnë drejt Greqisë, e jo vetëm transportuesve’, tha Kuçi në konferencën e sotme për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Për pohimin e OKTA-s se është e mundshme kriza e naftës në vend nëse së shpejti nuk kalojnë cisternat me naftë nga Greqia në Maqedoni, ministri Kuçi tha se do të parandalojnë çfarëdo lloj krize.

Në lidhje me bllokadat e fermerëve grekë ai shtoi se edhe ata nuk e dinë se deri kur do të zgjasë bllokada në kufi dhe protestat e bujqve. /Telegrafi/

Exit mobile version