Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck-Ahliny, ku u diskutua për projektet që po realizohen në Kosovë me mbështetjen e Qeverisë së Suedisë, përkatësisht SIDA.
Me këtë rast ambasadorja Hernmarck-Ahliny e uroi ministrin Kuçi për marrjen e detyrës së re, ndërsa gjatë takimit në veçanti u diskutua për projektin “Mbështetja e programit mjedisor në Kosovë”, i cili projekt ka filluar të zbatohet në vitin 2016 nga ish-MMPH dhe do të përfundojë gjatë vitit 2020.
Ministri Kuçi u zotua se do të bashkëpunojë me Qeverinë e Suedisë, konkretisht përmes projekteve që kanë në Kosovë, si dhe e falënderoi ambasadoren Hernmarck-Ahliny për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe po vazhdon të jep Qeveria e Suedisë për Kosovën. /Telegrafi/