Disa tërmete të forta kanë goditur brigjet jugore të Kubës, duke shkaktuar dëme dhe rrëshqitje të dheut.
Tërmeti i parë me magnitudë 5.9 goditi rreth orës 10:50 të mëngjesit të së dielës, i ndjekur më vonë nga një tërmet më i madh me magnitudë 6.8, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
🚨🚨6.8 Magnitude Earthquake Strikes Off The Coast Of Cuba Following Weeks Of Hurricanes, Blackouts🚨 pic.twitter.com/R7J1qLkLOq
— 🇺🇸★𝑊𝑒 𝑑𝑖𝑑 𝑖𝑡! … 𝐼 𝒶𝓂 𝒫𝒶𝓂★🇺🇸 (@PAMsLOvE) November 10, 2024
Bëhet e ditur se të dyja lëkundjet goditën në brigjet jugore të Bartolome Maso, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
I pari goditi rreth 35 kilometra nga qyteti, ndërsa i dyti 40 kilometra.
First images and videos from the M6.8 earthquake in Cuba.#cuba #earthquake pic.twitter.com/V4nNszv5RT
— Light Beings Observer (@BeingsObserver) November 10, 2024
Presidenti Miguel Diaz-Canel i Kubës tha se shtëpitë dhe linjat e energjisë elektrike u dëmtuan nga tërmetet, të cilat gjithashtu kanë shkaktuar rrëshqitje dheu.
“Ne kemi filluar të vlerësojmë dëmin në mënyrë që të fillojmë rikuperimin. Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është të shpëtojmë jetë”, tha ai.
Ndryshe, tërmetet goditën Kubën pasi uragani i kategorisë 3 Rafael përshkoi vendin, duke lënë pas shkatërrime të mëdha. /Telegrafi/