Baseli e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 2-0 në udhëtim te Benfica.
Mohamed Elyounoussi e zhbllokoi rezultatin në minutat e para të ndeshjes (5′), ndërsa ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë.
Edhe një gol skuadra zvicerane e realizoi në pjesën e dytë, ndërsa autor ishte Dimitri Oberlin (65′).
Taulant Xhaka luajti nga minuta e parë në këtë takim, ndërsa Albian Ajeti ishte në bankën rezervë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Manchester Unitedi e ka mposhtur me përmbysje CSKA Moskën (2-1).
Skuadra ruse kaloi në epërsi me anë të Alan Dzagoev në fund të pjesës së parë (45′).
Mirëpo, në gjysmën e dytë, me golat e Romelu Lukaku (64′) dhe Marcus Rashford (66′), Djajtë e Kuq e përmbysën rezultatin.
Nga vendi i parë në këtë grup kualifikohet Manchester Unitedi, kurse Baseli vazhdon nga vendi i dytë.
CSKA Moska do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/