Telegrafi

Kualifikimi në gjysmëfinale të LK sjell Di Marian te Juve?

Di Maria duke festuar një gol me fanellën e PSG-së

Mediat italiane raportojnë se Juventusi do të ndjekë yllin e Paris Saint-Germain, Angel Di Maria në qoftë se ata arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët do të ndeshen me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe në rasti kualifikimi tutje klubi italian do të përfitoj jashtëzakonisht shumë.

Lexo po ashtu Interi ëndërron Di Marian dhe Mertens

Duke pasur parasysh se Zonja e Vjetër është përfaqësuesi i vetëm i Italisë në garat evropiane, pasi Roma dhe Napoli janë eliminuar, karremi i tregut do të shkojë ekskluzivisht këtë klub.

Duke siguruar tashmë rreth 88 milionë euro në të ardhurat nga kompeticioni evropian, duke arritur në gjysmëfinale do të marrë mbi 100 milionë euro.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, paratë do të mund të përdoren për të financuar një lëvizje për argjentinasin Angel Di Maria, edhe pse marrëveshja do të jetë shumë e vështirë.

Lexo po ashtu Juventusi e kryen me Tolisson?

Juve dhe PSG nuk kanë në marrëdhënie të mira, dhe anësori do të kushtojë të paktën plot 50 milionë euro.

Megjithatë, paga e tij mund të bëhet pengesë e madhe, pasi mendohet se argjentinasi fiton rreth 10 milionë euro në sezon në Parc des Princes. /Telegrafi/