Paratë e lidhura me shitjen e “pagers” te Hezbollahut kaluan përmes Bullgarisë, thotë një raport i ri.
Gjersa hetimet se si dhe me ndihmën e kujt iu dhanë grupit militant “pagers” shpërthyes, Bullgaria dhe Norvegjia janë bërë sot pika të reja qendrore.
Nuk është e qartë se si dhe kur u modifikuan ‘pagers’ dhe radiolidhjet, të cilët shpërthyen në duart e anëtarëve të militantëve libanez, shkruan skynews.
Një teori është se ‘pagers’ u lidhën me eksploziv pasi u larguan nga fabrikat, ndërsa një tjetër është se Izraeli orkestroi të gjithë zinxhirin e furnizimit.
Autoritetet bullgare thanë sot se ministria e Brendshme dhe shërbimet e sigurimit shtetëror po hetojnë lidhjet e mundshme të një kompanie, megjithëse nuk e përmendën emrin e saj.
Mediat lokale pretendojnë se një kompani me bazë në Sofje kishte lehtësuar shitjen e ‘pagers’ te Hezbollahu.
Duke cituar burime sigurie, transmetuesi kombëtar bTV raportoi se 1.6 milion euro në lidhje me transaksionin kaluan përmes Bullgarisë dhe u dërguan në Hungari.
Megjithatë, vetë ‘pagers’ nuk kanë hyrë në Bullgari, thuhet në raport.
Ndryshe, në dy ditë shpërthime kanë mbetur të vdekur 37 persona ndërsa janë plagosur rreth 3000 të tjerë në të gjithë Libanin. /Telegrafi/