Telegrafi

Ku do të pushojnë politikanët e Maqedonisë? Ja planet e tyre

Maqedonia ka kaluar një vit me krizë politike dhe kryetarëve të partive ju duhet relaks dhe pushim

Dje OBRM-PDUKM njoftoi se kryetari i partisë Nikolla Gruevski do të pushoj në Turqi, përkatësisht në Antali, vend ku ishte edhe vjet së bashku me familjen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM njoftojnë se kryetari i tyre ka qenë në Greqi me familjen dhe tani më është kthyer për sfidat politike në vend.

Nga kabineti i kryeministrit Emil Dimitriev njoftojnë se ai me familjen do të pushojë në Mal të zi ku do të shoqërohet edhe nga familja e tij e ngushtë.

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov edhe këtë vit ka vendosur ta kalojë në Ohër, në vilën presidenciale Biljana.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk do të pushojë këtë vit. Nga BDI kanë njoftuar se ai ka shumë punë për të bërë. Kujtojmë se para disa ditëve Ahmeti pati edhe një rast vdekje, ku ndërroi jetë nënëa e tij Huma Ahmeti.

Zv.kryeministri Nikolla Todorov tanimë ka qenë në pushim vjetor në Greqi së bashku me familjen.

Zv.kryeministri tjetër dhe ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki, pushimin do ta merr më vonë, duke filluar nga Ohri e pastaj do të udhëtoj për në Turqi, njejtë si kryetari i tij Nikolla Gruevski.

Nuk dihet se ku do të pushojë Menduh Thaçi i cili vjet ishte me pushime në Shqipëri ku u pa në plazhë me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta./Telegrafi/