Site icon Telegrafi

Ku po sulmon Rusia?

Sulmet dhe shpërthimet me raketa janë raportuar në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.

Në një deklaratë televizive para agimit, presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia nuk kishte në plan të pushtonte Ukrainën dhe kërkoi që ushtria të dorëzonte armët.

Pak çaste më vonë, u raportuan sulme ndaj objektivave ushtarake ukrainase.

Lexo po ashtu Ministria ukrainase e Mbrojtjes: Kemi rrëzuar aeroplanë e helikopterë rusë, vramë 50 separatistë e shkatërruam tanke

Ukraina tha se Rusia kishte nisur një “pushtim në shkallë të plotë”.

Lexo po ashtu Nga urdhri për ndërhyrje ushtarake, sirenat që lajmërojnë sulmet e deri te granatimet e ashpra – gjithçka që po ndodhë në Ukrainë

Në një fotografi të publikuar nga BBC, tregon hartën e shtetit të Ukrainës si dhe qytetet të cilat duket se po sulmohen nga Rusia.

Ndryshe, zyrtarë të shumtë perëndimorë kanë dënuar bombardimet ruse që kanë nisur përreth Ukrainës në orët e para të së enjtes.

Deri më tani shtatë persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e këtyre bombardimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version