Telegrafi

Ku kanë shkuar refugjatët ukrainas?

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) konfirmoi mbrëmë se mbi një milion ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre ndërsa agresioni rus vazhdon.

Shumica kanë kërkuar strehim në vendet fqinje, me një numër të madh që kanë hyrë në Poloni, Hungari, Moldavi dhe Sllovaki, përcjell Telegrafi.

Por ku saktësisht kanë shkuar ata?

Poloni – 505.582

Hungari – 139.686

Moldavi – 97.827

Sllovaki – 72.200

Rumani – 51.261

Rusi – 47,800

Bjellorusi – 357

UNHCR tha se 88,147 persona të tjerë kanë ikur në vendet e tjera evropiane. /Telegrafi/