Telegrafi

“Ku është rruga për në Moskë?”, reagimi i ministrit ukrainas kur hipi në tanket e reja Leopard

Ministri i mbrojtjes së Ukrainës Oleksii Reznikov ka bërë një reagim epik kur provoi tanket e reja Leopard 2A4 që mbërritën të premten në Ukrainë.

Polonia të premten dorëzoi tanket e shumëpritur Leopard 2 të cilat mund të ndryshojnë lojën në luftën e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Më falni, ku është rruga për në Moskë?”, ishte reagimi i parë i Reznikovi-t, përmes një videoje që u shpërnda në rrjetin social Twitter.

Ai po dilte nga tanku kur bëri këtë pyetje.

Përveç Reznikovit, edhe ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko testoi tankun Leopard derisa në video shihet duke e drejtuar atë. /Telegrafi/