Anëtari i TBA, Klepto, ka kohë që nuk është aktiv në skenën muzikore.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Bes Mjeku, projektin e fundit e solli në vitin 2014, ku bashkëpunoi me grupin NRG Band.
Në një bisedë për Telegrafin, rep artisti tha se “momentalisht po qëndron në New York, ndërsa së shpejti do t’i rikthehet skenës me një projekt të ri muzikor”.
Ndryshe, ditë më parë është paralajmëruar se TBA do të mbajnë sërish koncert në Prishtinë, mirëpo nuk është dhënë ndonjë detaj rreth datës. /Telegrafi/