Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është duke vazhduar me reagime pas paralajmërimeve se ai duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë nëse kthehet në Kosovë.
Pacolli në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor të Serbisë të hyjë në Kosovë, pa shkuar në karantinë, transmeton Telegrafi.
“Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor nga Serbia të hyjë në Kosovë pa shkuar në karantinë. A vlejnë të njëjtat rregulla për të gjithë apo jo Albin Kurti. Qeveria është një turp për shtetin me lojërat politika që po bën kundër atyre që mendojnë ndryshe tyre”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë kanë pohuar se pavarësisht pozicioneve që kanë qytetarët përpara çështjeve të shëndetit publik trajtohen jo nga pozita por sipas kritereve të paracaktuara shëndetësore.
The government of #Kurti has allowed medical staff from Serbia to enter to #Kosovo without going to qaruantine. Do the rules of @albinkurti apply to all or not. The government is a shame to the country with its political games played against those who think differently from them.
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) April 28, 2020
Pacolli gjithashtu ka publikuar edhe lejen që ka pasur për ulje e që i është anuluar.
Kjo është dëshmia se leja për aterrim të cilën aeroplani im ka poseduar për aeroportin e Prishtinës (që ishte konform rregullave të BE-së dhe IATA) është anuluar:
Ju lutem të këshillohuni që për çdo fluturim tjetër të planifikuar në Aeroportin e Prishtinës duhet të paraqisni përsëri kërkesën zyrtare. Për shkak të situatës, kjo kërkesë do të shqyrtohet nga ministri i Infrastrukturës dhe gjithashtu nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.
Çdo të mirë,
Nexhat Bala
Departamentit të Aviacionit Civil të Kosovës
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit
Republika e Kosovës
Tel: +381 38 20028105 /Telegrafi/