Telegrafi

Kthimi i McGregorit në meçin ndaj Khabib, do të jetë më fitimprurësi në histori të UFC-së

Conor McGregor dhe Dana White (Foto: Getty Images)

Dana White beson se kthimi i Conor McGregorit në Tetëkëndësh do t’i thyejë rekordet e përfitimeve nga abonimet ‘paguaj për të shikuar’.

Irlandezi i famshëm do ta bëjë rikthimin e shumëpritur në muajin tetor kur do të ndeshet me Khabib Nurmagomedov.

Conor McGregor (Foto: Getty Images)

Shefi i UFC-së beson se meçi i shumëpërfolur, i cili u konfirmua të premten, do të jetë më i madhi në 25 vitet e ekzistimit të UFC-së.

“Po presim mbi dy milionë abonime ‘paguaj për të shikuar'”, u ka thënë White gazetarëve.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Getty Images)

McGregor dhe Nurmagomedov do të takohen në Las Vegas në kuadër të UFC 229 më 6 tetor.

Lexo po ashtu Lajmet për McGregor

‘The Notorious’ pritet të përfitojë mbi 10 milionë euro nga ky duel, ndërsa edhe rusi i pamposhtur ka kërkuar të paguhet mirë.

Conor McGregor dhe Dana White (Foto: Getty Images)

29-vjeçari Nurmagomedov është kampion aktual në kategorinë e peshave të lehta, pasi e fitoi titullin e lënë vakant në duelin e prillit kundër Al Iaquinta. Ndërkaq, numëron 26 fitore rresht në këtë garë.

Conor, i cili ka rekord prej 23 fitoresh deh tri humbjeve në UFC, u bë ylli i parë i MMA-së që i mbante dy titujt njëkohësisht, kur fitoi ndaj Eddie Alvarezit në meçin e tij të fundit (2016).

Më pas, ai pushoi nga UFC për t’u përballur me kampionin e pesëfishtë botëror në boks, Floyd Mayweather Jr, në një prej meçeve më të paguara në histori të boksit. /Telegrafi/