Site icon Telegrafi

Kthesë e madhe, Igli Tare e bind Valon Berishën që të kalojë te Lazio

during the UEFA Europa League quarter final leg one match between SS Lazio and RB Salzburg at Stadio Olimpico on April 5, 2018 in Rome, Italy.

Lazio është duke u kthyer në një skuadër gjithnjë e më shumë shqiptare.

Pas Riza Durmishit, klubi është afër blerjes së mesfushorit Valon Berisha.

Zyrtarizimi është çështje orësh dhe futbollisti i më i mirë i RB Salzburgut dhe i Kosovës do të kalojë në kryeqytetin italian.

Valon Berisha (Getty Images)

25-vjeçari ka qenë pjesë e Salzburgut për gjashtë sezone, duke shkëlqyer nga sezoni në sezon.

Ai ishte afër kalimit te Sampdoria, që u duk pothuajse punë e kryer, por që në fund dështoi.

Në mes ishte futur Lazio, që ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe është gati të paguajë 7 milionë euro, plus 1 milion euro të tjera bonuse.

(Getty)

Vendimtar ka qenë Igli Tare, i cili ka bindur kampionët e Austrisë dhe vetë lojtari i cikli ka ndryshuar edhe agjentin.

Për të kaluar te Lazio, Berisha ka paguar edhe një dëmshpërblim. Për të është gati një kontratë 5-vjeçare, me 1,5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version